Momenti kur vetura “fluturon” në ajër pas përplasjes dhe “parkohet”

Ndryshe

Momenti kur vetura “fluturon” në ajër pas përplasjes dhe “parkohet”

Më: 13 janar 2022 Në ora: 09:14
Pamje nga video

Pamjet e një aksidenti në Kinë janë bërë tashmë virale dhe po bëjnë xhiron e mediave në botë. Shoferi humbi kontrollin dhe makina e tij u ngrit në ajër, kaloi mbi tre mjete të parkuara dhe u ul në një vend të bosh mes dy të tjerëve.

Skena është regjistruar nga një kamera sigurie nga një dyqan lokal. Ngjarja ka ndodhur më 9 janar në një bulevard qendror në kryeqytetin kinez, Pekin.

Shoferi u plagos lehtë, por të paktën tre makina u shkatërruan dhe dy të tjera u dëmtuan rëndë.

Makina u ul në atë mënyrë në parkingun e zbrazët, sa që imazhi përfundimtar nuk mund të tregonte se si ndodhi aksidenti.

Policia dhe pronarët e makinave të dëmtuara iu desh të shikonin pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat