Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton, zbulohet fosili gjigant i një Ihtiozauri

Ndryshe

Dhjetë metra i gjatë dhe me kafkë një ton, zbulohet fosili gjigant i një Ihtiozauri

Më: 14 janar 2022 Në ora: 08:41
Ihtiozauri

Dhjetë metra i gjatë, me kafkën që peshon një ton, këto janë përmasat e fosilit të një zvarraniku detar, ihtiozauri, që gjetën së fundi studiuesit britanikë në një rezervuar në East Midlands.

Ky është fosili më i madh dhe më i plotë i këtij lloji që është zbuluar ndonjëherë në Britaninë e Madhe, njoftuan mediat britanike.

Ai u zbulua gjatë zbrazjes rutinë të një pjese të rezervuarit të Rutlandit dhe është rreth 180 milionë vjet i vjetër.

Është një zbulim shumë domethënës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, por gjithashtu edhe me rëndësi të madhe për banorët e Rutlandit dhe zonës përreth," tha Dr. Mark Evans, studiues pranë British Antarctic Survey.

Fosile ihtiozaurësh janë zbuluar në Angli që në fillim të shekullit të 19-të në bregun e Dorset në Kanalin e la Manshit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat