Raketa më e fuqishme në botë që do të dërgojë njerëzit në Hënë po përgatitet për fluturimin e saj debutues

Ndryshe

Raketa më e fuqishme në botë që do të dërgojë njerëzit në Hënë po përgatitet për fluturimin e saj debutues

Më: 16 janar 2022 Në ora: 21:43
Ilustrim

Mes raporteve për vonesën e misionit Artemis në Hënë, NASA po përgatit raketën Space Launch System (SLS) për fluturimin e saj debutues.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fluturimi i parë do të kryejë Artemis-1, një mision pa ekuipazh, duke krijuar “skenën” për fluturime me ekuipazh me misionet Artemis II, III, IV dhe V.

E fiksuar si raketa më e fuqishme në botë, ajo thuhet të jetë e vetmja makinë e aftë për të dërguar anijen kozmike Orion drejt Hënës.

“Ekipi Space Launch System nuk po ndërton vetëm një raketë, por po prodhon disa raketa për misione eksplorimi dhe fluturime të ardhshme SLS përtej nisjes fillestare të Artemis. Misioni Artemis I është i pari në një seri misionesh gjithnjë e më komplekse që do të zgjerojnë praninë tonë në Hënë. Fuqia dhe aftësitë e paprecedentë të raketës SLS do të dërgojnë misione më larg dhe më shpejt në të gjithë sistemin diellor”, ka thënë John Honeycutt, menaxher i programit SLS.

NASA kishte thënë në vitin 2020 se po synonte shkurtin e 2022 për nisjen e Artemis 1 me mjetin në fazën përfundimtare të përgatitjeve të nisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat