Arabia Saudite paralajmëron disa vjet burgim për ata që postojnë thashetheme

Ndryshe

Arabia Saudite paralajmëron disa vjet burgim për ata që postojnë thashetheme

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:11
Foto ilustrim

Autoritetet saudite kanë paralajmëruar se kushdo që përhap thashetheme “të pabaza” në rrjete sociale mund të dënohet më së shumti me pesë vite burgim dhe gjobë të lartë me të holla.

Ky paralajmërim erdhi pasi një koncert i anuluar në kryeqytetin Riad solli raportime në internet se gratë e reja po ngacmoheshin seksualisht përderisa po mundoheshin që të ktheheshin në shtëpi.

Disa nga gratë i kanë treguar BBC-së për frikën e tyre rreth postimit për atë që ka ndodhur pas këtij organizimi, shkruan BBC.

Koncerti i shumëpritur, i paralajmëruar për datën 14 janar, u anulua në çastin e fundit për shkak të erës së fuqishme. Pjesëmarrësit e dëshpëruar mundoheshin që ta gjenin rrugën për në shtëpi nga vendi i organizimit, në periferi të kryeqytetit.

Në rrjete sociale filloi shfaqja e raportimeve se disa vajza janë zhdukur si dhe disa paralajmërime për ngacmime seksuale. Dukej se, të paktën në internet, kishte panik. Realiteti është ende i paqartë.

Shumë njerëz që thonë se ishin në koncertin e anuluar kanë thënë se incidente të tilla nuk kanë ndodhur dhe se organizatorët bënë punë të mirë në rrethana të vështira.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat