Njihuni me çiftin britanik që shëtisin botën dhe nuk paguajnë për qëndrimin e tyre në shtëpitë e të tjerëve

Ndryshe

Njihuni me çiftin britanik që shëtisin botën dhe nuk paguajnë për qëndrimin e tyre në shtëpitë e të tjerëve

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 00:24
Jonathan dhe Julie Ashworth

Udhëtimi nëpër botë duke qëndruar falas në shtëpitë e njerëzve të tjerë mund të tingëllojë shumë mirë për të qenë i vërtetë. Por një çift nga Norfolk i Anglisë ia ka dalë tashmë ta bëjë këtë.

Jonathan dhe Julie Ashworth, të cilët janë të dy në të 50-tat, shitën shtëpinë e tyre në vitin 2017 dhe tani i kalojnë ditët e tyre duke shëtitur në botë, derisa kujdesen për shtëpitë e njerëzve të tjerë dhe për kafshët e tyre në shtëpiake, në këmbim të akomodimit falas.

Aventurat e “qëndrimit në shtëpitë e të tjerëve” i kanë çuar ata në destinacione të tilla si në Francë, Tajlandë, Australi, Spanjë dhe Kalifoni, gjithashtu dhe në pjesën më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Ata kanë qëndruar në një sërë shtëpish, duke përfshirë vila dhe shtëpi fshati; dhe janë kujdesur për mace dhe qen të shumtë, si dhe për kuaj, pula, lloj brejtësish lepuj etj.

Ashworths, të cilët aktualisht gjenden në Australi, rezervuan shtëpinë e tyre të parë për t’u kujdesur në vitin 2018, derisa kërkonin mënyra se si mund të udhëtonin më shumë  kur kishin një buxhet dhe thonë se nuk janë kthyer kurrë më mbrapa.

Ndonëse fillimisht ishin skeptikë për idenë marrjes së akomodimit falas në këmbim të kujdesit për shtëpitë dhe kafshët shtëpiake, ata vendosën ta provonin dhe u regjistruan në platformën e njohur “Trusted House Sitters”, që lidh pronarët me kujdestarët.

Faqja funksionon në mënyrë të ngjashme me Airbnb, nga ku pronari dhe kujdestari i shtëpisë lënë komente për njëri-tjetrin. Të gjithë anëtarët duhet të paguajnë një tarifë vjetore për t’u bashkuar.

Duke qenë se ata ishin në rinj në praktikë, ata fillimisht zgjodhën të kujdeseshin për shtëpi në zona lokale për të ndërtuar profilet e tyre dhe shpesh shkonin të vizitonin pronarët personalisht përpara se të siguronin qëndrimin.

“Ne nuk kishim vlerësime si fillim, kështu që donim të kishim kontakte ballë për ballë me ta (pronarët) për t’i siguruar ata se ne ishim kujdestarë të mirë”, shpjegon Jonathan.

Të dy janë adhurues të kafshëve, gjë që është një faktor i rëndësishëm, pasi kërkohet nga një pjesë e madhe nga ta të kujdesen për kafshët shtëpiake.

“Ka disa shtëpi që janë pa kafshë shtëpiake”, thotë Julie. “Por shumica janë me kafshë shtëpiake. Duhet të jesh një udhëtar që i adhuron kafshët shtëpiake”.

Pasi morën një numër të konsiderueshëm vlerësimesh pozitive, ata filluan të aplikojnë për shtëpi pak më larg.

Ata të dy më pas udhëtuan për në Amerikë, ku kaluan rreth tre muaj duke u kujdesur për shtëpi në Kaliforni dhe arritën të udhëtonin në Yosemite, Las Vegas dhe Grand Canyon, përpara se të niseshin në Javea, Spanjë, për kujdestari shtatë-javore në një vilë të bukur me një pishinë private duke u kujdesur për dy qentë.

Pronarët i dhanë leje të përdornin Vespa-n e tyre gjatë qëndrimit të tyre dhe ata mundën të kalonin kohë duke eksploruar zonën derisa qentë po pushonin.

Ashworths janë jashtëzakonisht të përkushtuar për ta bërë përvojën sa më pozitive që të jetë e mundur si për pronarët ashtu edhe për kafshët shtëpiake, si dhe për vetën e tyre.

Ata e shohin kujdestarinë e shtëpive si një mundësi për të udhëtuar dhe jetuar si vendasit dhe jo si pushim.

Për t’u siguruar që ata janë të përgatitur mirë për secilën kujdestari, ata mbërrijnë disa orë para se të largohen pronarët, ose ndonjëherë një natë më parë, në mënyrë që të takohen ballë për ballë dhe të kenë mundësinë të diskutojnë çdo shqetësim.

Ata do të udhëtonin për në Cape Town dhe në Londër pasi përfunduan kujdestarinë në një vilë spanjolle në mars të vitit 2020, por pandemia globale ua ndërroi planet.

Julie dhe Jonathan të cilët ishin të zënë me punë deri në fund të vitit në atë moment, panë që puna t’ju anulohet për shkak të kufizimeve kufitare dhe u detyruan të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar, ku qëndruan në një karvan derisa ishin në gjendje të fillojnë përsëri.

Jonathan, një ish-mësues noti në shkollë dhe Julie e cila më parë ka punuar si sekretare shkolle, kanë një biznes të vogël në internet që sjell mjaftueshëm para për t’i lejuar ata të mbulojnë shpenzimet e tyre ndërsa bëjnë kujdestari në të gjithë botën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat