Përdoruesi në TikTok tregon se shpenzon 2,000 dollarë në muaj për ujë në shishe

Ndryshe

Përdoruesi në TikTok tregon se shpenzon 2,000 dollarë në muaj për ujë në shishe

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 21:18
Ryan Dabs

Kur bëhet fjalë për të qëndruar të hidratuar siç duhet, shumica prej nesh do të ishin të kënaqur me një gotë të thjeshtë uji nga rubineti i kuzhinës. Megjithatë, ka të tjerë që i kushtojnë tjetër kujdes konsumit të tyre me ujë.

Sipas medieve të huaja, Ryan Dabs, i cili punon si drejtor kreativ, shpenzon më shumë për ujë në shishe në vit se sa shumë do të shpenzonin për verë gjatë gjithë jetës së tyre, duke shpenzuar kështu 2,000 dollarë në muaj për ujë në shishe.

Me katër frigoriferë në kuzhinën e tij, Ryan ka mjaft vend për “luksin” e tij mujor dhe e konsideron ngarkimin e shisheve në raftet e tij si një aktivitet shumë “të kënaqshëm”.

Ryan i cili njihet në TikTok si @ryandubs – tha: “Unë e di se çfarë po mendoni, ‘Pse të intereson? Është vetëm ujë’ Por unë e urrej shijen e ujit të rubinetit. Nuk mund ta pi”, thotë ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat