​Rrëmben aeroplanin në Itali, aterron në Francë

Ndryshe

​Rrëmben aeroplanin në Itali, aterron në Francë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Një burrë i cili dyshohet të jetë me kombësi sllovake, ka rrëmbyer një aeroplan turistik në Itali mëngjesin e sotëm, përpara se të detyrohej të aterronte në Francë, raporton radioja franceze Europe 1.

Aeroplani luftarak francez "Mirage 2000" u ngrit për të kapur avionin e rrëmbyer.

Piloti, i cili tha se është sllovak, kishte fluturuar më parë mbi bazën detare në Toulon, për shkak të së cilës hapësira ajrore e Nicës u mbyll përkohësisht.

Piloti, i cili ishte në çorape dhe pa këpucë, nuk kishte plan fluturimi apo komunikim me radio dhe fluturoi në lartësi të ulët.

Siç ka mësuar Europe 1, kidnapuesi është i moshës 34-vjeçare, por që nuk kishte dokumente identifikimi dhe ai është dërguar menjëherë në mbajtje.

Mediat franceze nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat