Çifti amerikan ngec me veturë në mes të tornados në Karolinën e Jugut

Ndryshe

Çifti amerikan ngec me veturë në mes të tornados në Karolinën e Jugut

Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një çift bashkëshortor nga Karolina e Jugut, janë gjetur në një situatë të palakmueshme – gjetën veten në mes të një tornadoje të fuqishme që e goditi këtë vend.

Bëhet fjalë për Stephanie dhe Marc Cocchran, që po lëviznin me veturë nëpër Allendale, kur një stuhi e fuqishme u shfaq para tyre.

Ishte një tornado që gjithçka që i dilte përpara e merrte me vete – si në tokë ashtu dhe në ajër. Ndërkohë si pasojë e erërave të fuqishme u është thyer xhami i veturës, por se dyshja nuk janë lënduar.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se tre persona janë lënduar, si dhe janë shkatërruar një numër i madh i shtëpive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat