Dita Ndërkombëtare e Konkurseve të Bukurisë

Ndryshe

Dita Ndërkombëtare e Konkurseve të Bukurisë

Më: 8 prill 2022 Në ora: 07:09
Ilustrim

8 prilli shënon Dita Ndërkombëtare të Konkurseve të Bukurisë, në të cilat marrin pjesë vajzat dhe gratë në të gjithë botën.

Kjo ditë shënohet për të inkurajuar vajzat e reja që të mendojnë të bëhet pjesë e këtyre konkurseve.

Historia e konkursit të bukurisë daton që nga vitin 1839, mirëpo konkursi i parë i tillë u zhvillua në vitin 1921.

Ngjarja ka ndodhur në trotuarin e Atlantic City, ku konkursi i bukurisë përfshinte vajza nga mosha 17 deri në 25 vjeçare. Të gjitha ishin në garë për titullin e parë “Miss Amerika”.

Konkursi i parë ndërkombëtar u mbajt 8 vjet më vonë në Galveston, Teksas, ku fituesja ishte nga Austria. Ky konkurs ndërkombëtar do të bëhej përfundimisht Konkursi i Miss Universe.

Ndryshe, konkurset e bukurisë vazhdojnë të jenë shumë të njohura, disa të tilla si Miss Anglia, kohët e fundit kishin rreth 20 mijë aplikantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat