Sot është Dita e Dashamirëve të Kopshtit Zoologjik

Ndryshe

Sot është Dita e Dashamirëve të Kopshtit Zoologjik

Më: 8 prill 2022 Në ora: 07:12
Ilustrim

Çdo vit më 8 prill, shënohet Dita Kombëtare e Dashamirëve të Kopshtit Zoologjik.

Kjo ditë shënohet me qëllim të inkurajimit të njerëzve për të eksploruar këto kopshte.

Çdo vit miliona njerëz vizitojnë kopshtet zoologjike dhe mësojnë për kafshët e shumta që jetojnë atje.

Të njohura edhe si parqe zoologjike, shumë prej tyre shërbejnë si qendra shumimi, e kjo ndodh kur speciet janë në rrezik për zhdukje.

Këto kopshte gjithashtu ofrojnë edukim për publikun rreth një shumëllojshmërie të gjerë të kafshëve dhe shprehive të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat