Po praktikonte makinën brenda varrezave, shoferja e re përplaset me 8 gurë varresh

Ndryshe

Po praktikonte makinën brenda varrezave, shoferja e re përplaset me 8 gurë varresh

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:49
Shoferja e re përplaset me 8 gurë varresh

Një shofere e re e cila po praktikonte makinën brenda varrezave përfundoi duke u përplasur me 8 gurë varresh, ndërsa policia pranoi se ndoshta nuk duhet ta kishte marrë kurrë patentën e saj.

Ngjarja ndodhi në varrezat  e Wyoming në Melrose, Massachusetts, rreth orës 14:30 të së shtunës më 16 prill.

Shoferja ishte një grua 53-vjeçare e cila kishte marrë së fundmi patentën e saj. Një i afërm po e ndihmonte me praktikën.

Fatmirësisht shoferja dhe shoqëruese i saj nuk pësuan lëndime.

Departamenti i Policisë së Melrose tha në një deklaratë: Nga hetimi paraprak rezulton se gruaja ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar goditjen në gurët e lapidarit.

Policia megjithatë po heton përplasjen.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat