Momenti i tmerrshëm kur majmuni tërheq zvarrë trevjeçaren

Ndryshe

Momenti i tmerrshëm kur majmuni tërheq zvarrë trevjeçaren

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Ky është momenti i tmerrshëm kur një majmun kërcen mbi një vajzë trevjeçare që luante në rrugë përpara se ta tërhiqte zvarrë në një rrugicë të errët.

Videoja tregon majmunin që sulmon vogëlushen në një fshat pranë Chongqing, Kinën jugperëndimore të martën pasdite, transmeton Klankosova.tv.

Vajza e vogël po luante e vetme me skuterin e saj në një rrugë të qetë përpara se majmuni t’i afrohej asaj, t’i kapë kokën dhe e tërhoqi me egërsi në rrugicën nga vinte.

Fatmirësisht një kalimtar i rritur vuri re tentativën për rrëmbim dhe e ndoqi majmunin në rrugë përpara se të shpëtonte fëmijën. Por tre vjeçarja mbeti me një lëndim në kokë dhe një kujtim të tmerrshëm që nuk do ta harrojë.

Ky ishte sulmi i parë ndaj një fëmije.

Nëna e vajzës tha se ishte duke gatuar brenda. Një fqinj më pas i tha zonjës Liu se çfarë ndodhi dhe ajo kontrolloi pamjet e kamerës.

Vajza e saj u dërgua në spital për mjekim dhe vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat