10 shprehje filozofike nga Konfuci

Ndryshe

10 shprehje filozofike nga Konfuci

Më: 29 prill 2022 Në ora: 06:37
Konfuci

“Me tre metoda mund të mësojmë mençurinë: Së pari, me reflektim, që është më fisnike; Së dyti, me imitim, që është më e thjeshtë; dhe e treta nga përvoja, e cila është më e hidhura.” 

“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecni, përderisa nuk ndaloni.”

“Çdo gjë ka bukuri, por jo të gjithë e shohin atë.”

“Për të rregulluar botën, së pari duhet të rregullojmë kombin; për të rregulluar kombin, së pari duhet të rregullojmë familjen; për të rregulluar familjen; së pari duhet të kultivojmë jetën tonë personale; e për të kultivuar jetën tonë personale, së pari duhet të rregullojmë zemrat tona.”

“Nëse je personi më i zgjuar në dhomë, atëherë je në dhomën e gabuar.”

“Lavdia jonë më e madhe nuk është të mos rrëzohemi kurrë, por të ngrihemi sa herë që rrëzohemi.”

“Jeta është vërtet e thjeshtë, por ne insistojmë ta ndërlikojmë atë.”

“Nëse je i sjellshëm, gjithmonë do të të respektojnë; Nëse je bujar, do të fitosh gjithçka. Nëse je i sinqertë, njerëzit do të mbështeten tek ty. Nëse je këmbëngulës do të arrish rezultate. Nëse je i suksesshëm, mund të punësosh njerëz.” 

“Njeriu që bën një pyetje është i paditur për një minutë, njeriu që nuk pyet është i paditur për gjithë jetën.”

“Një njeri i madh është i ashpër me veten; një njeri i vogël është i ashpër me të tjerët.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat