Babai marton nusen me një nga të ftuarit pasi dhëndri u vonua në dasmë

Ndryshe

Babai marton nusen me një nga të ftuarit pasi dhëndri u vonua në dasmë

Më: 30 prill 2022 Në ora: 13:28
Foto e martesës

Një baba ka martuar bijën e tij me një nga të afërmit në ceremoni pasi dhëndri nuk po paraqitej në vendin e dasmës në rajonin indian të Maharashtra.

Keshtu që në një kthesë të papritur të ngjarjeve, babai vendosi që ceremonia të “mos shkonte dëm” pasi dhëndri raporotohej se ishte i dehur nuk erdhi në vendin e dasmës deri pas kater oresh.

Martesa duhet të ndodhte në 22 prill në fshatin Malkapur Pangra kur dhe ishin bërë të gjitha përgatitjet që ceremonia të niste në ora 16.00.

Nusja dhe familja e saj pritën për dhëndrin por ai mbërriti vetëm në ora 20.00 kur ishte i dehur, pasi sipas raportimeve ishte duke pirë e duke u dëfryer me miqtë e tij.

Nëna e nuses tha: “Dhëndri dhe miqtë e tij erdhën në ora 8 në vend që të vinin në 4, dhe nisën të bënin konflikte, kështu që e martuam bijën me një nga të afërmit tanë”.

Sipas raportimeve, kur dhëndri u paraqit me vonesë, babai i nuses nuk pranonte më t’ia jepte dorën e te bijes. Por meqënëse të gjitha përgatitjet ishin bërë për dasmën, babai u konsultua me disa të afërm dhe vendosën ta martonin me dikë tjetër.

Babai i nuses tha: “Ceremonia duhet të ishte kryer më 22 prill por meqënëse pala e dhëndrit ishte shumë e zënë duke u dëfryer dhe mbërritën kaër orë me vonesë, e martova vajzën me një nga të afërmit e mi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat