Hëngri thonjtë, 20-vjeçarja sëmuret nga kanceri

Ndryshe

Hëngri thonjtë, 20-vjeçarja sëmuret nga kanceri

Më: 2 maj 2022 Në ora: 07:36
Courtney Whithorn

Nëse jeni nga ata persona që hanë thonjtë nga zakoni, sapo të lexoni sa vijon ka shumë mundësi që të ndaloni njëherë e përgjithmonë. Një 20-vjeçare e quajtur Courtney Whithorn humbi gishtin e madh pasi ju zhvillua një formë e rrallë kanceri. Arsyeja; Se ajo hëngri thonjtë e saj.

Sipas The Sun, Whithorn hëngri thonjtë e saj aq shumë sa që arriti të hiqte plotësisht thoin e saj në vitin 2014, me rezultat që nuk u rrit kurrë plotësisht. Lëkura nën thonjtë e saj filloi të nxihej, duke e shtyrë atë të kërkonte ndihmë mjekësore që çoi në diagnozën e një forme të rrallë kanceri, që mjekët besojnë se ka të bëjë me ngrënien e thonjve. “Kur kuptova se ngrënia e thonjve ishte arsyeja që u diagnostikova me kancer, më shpërtheu”, tha Whithorn për The Sun. Teksa i nënshtrohej disa operacioneve për të hequr zonën e nxirë, qelizat malinje në gishtin e madh dhe dy nyjat limfatike dhe për të kontrolluar për kancer, mjekët u detyruan t’i amputonin gishtin e madh deri në kyçin e saj.

“Nuk ka hulumtime të mjaftueshme për të vlerësuar se cila është shkalla e mbijetesës ose cilat janë shanset që ajo të kthehet,” tha Whithorn. “Unë jam ende në pritje të rezultateve të operacionit të javës së kaluar dhe nëse janë të qarta, atëherë kirurgu do të më monitorojë për pesë vitet e ardhshme dhe do të bëj ekzaminime të shpeshta”.

Para se të shqetësoheni se zakoni juaj i keq do të shkaktojë kancer, duhet të dini se ne nuk e kemi pranuar zyrtarisht që ngrënia e thonjve shkakton kancer. “Nuk ka asnjë provë që trauma kontribuon në këtë lloj melanomi,” tha Mona Gohara, një dermatologe në Universitetin Yale. Megjithatë, edhe nëse ekziston mundësia më e vogël që kafshimi i thonjve mund të çojë në kancer, është jashtëzakonisht e rrallë. “Ngrënia e thonjve nuk konsiderohet si faktor rreziku për kancerin, është thjesht një zakon i neveritshëm, veçanërisht për shkak të mikrobeve”.

Sigurisht, nëse shihni ndryshime në thonjtë apo lëkurën tuaj do të ishte mirë të vizitoni një dermatolog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat