Fitoi 115 milionë në lotari, shpenzoi gjysmën e fitimit duke i ndihmuar tjerët

Ndryshe

Fitoi 115 milionë në lotari, shpenzoi gjysmën e fitimit duke i ndihmuar tjerët

Më: 2 maj 2022 Në ora: 23:25
foto ilustrim

Frances Connolly kishte fituar 115 milionë funte në lotari, por ajo gjysmën e fitimit tashmë e ka shpenzuar duke ndihmuar shoqërinë dhe familjen, raporton “Sky News”.

Connolly u pajtua për një buxhet bamirësie me bashkëshortin e saj Patrick, por ka dhuruar tashmë 60 milionë funte. 55-vjeçarja thotë se e ka varësi të ndihmoi tjerët.

“Ndihma për të tjerët, pavarësisht nëse me para apo me punë vullnetare, është ajo që ka ngritur moralin e njerëzve gjatë mbylljes në kohë të pandemisë. Të jep emocion të veçantë dhe të krijon varësi. Unë kam krijuar varësi”, thotë Connolly.

Familja Connolly fitoi lotarinë EuroMillions në vitin 2019, dhe menjëherë ndau sasi të mëdha të parave për shoqërinë dhe familjarët.

Frances kishte krijuar një listë para se të fitonte lotarinë, pasi kishte besuar se do ta fitonte.

Connolly, një ish-punonjëse sociale dhe mësuese ka krijuar dy fondacione bamirësie, njërës ia ka lënë emrin Kathleen Graham, që ishte emri i nënës së saj të ndjerë, ndërsa tjetrin PFC Trust dhe e ka themeluar në Hartepool, ku çifti ka jetuar më herët.

Çifti që ka tri vajza ka blerë një shtëpi me gjashtë dhoma në County Durham, investimi më i madh që ka bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat