Bëri lindje të parakohshme dhe ra në komë, nëna takon foshnjën për herë të parë pas 11 muajsh

Ndryshe

Bëri lindje të parakohshme dhe ra në komë, nëna takon foshnjën për herë të parë pas 11 muajsh

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:42
Foto ilustrim

Cristina dhe vajza Katerina u përqafuan për herë të parë pas kalvarit të gjatë që filloi më 23 korrik 2020 kur gruaja, 39 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë, pësoi arrest kardiak.

Mjekët arritën që të lindnin fëmijën me prerje çezariane.

Nënë e bijë pësuan lëndime të rënda dhe Cristina qëndroi në koma për 11 muaj.Sot në mëngjes gruaja u largua nga instituti i rehabilitimit Agazzi në Arezzo dhe mundi të kthehej në shtëpi. Ajo përqafoi vajzën e saj për herë të parë pas pothuajse 2 vitesh.

“Të shohësh Cristinën kështu është tashmë shumë për ne”, tha bashkëshorti i saj Gabriele.

“Jam i bindur se dalëngadalë do ta rikuperojmë jetën tonë”.

Të gjithë miqtë e saj të vjetër, kolegët e punës si dhe familjarët e prisnin Cristinën këtë mëngjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat