Delfinët mund ta njohin njëri-tjetrin përmes shijes së urinës, tregon studimi

Ndryshe

Delfinët mund ta njohin njëri-tjetrin përmes shijes së urinës, tregon studimi

Më: 19 maj 2022 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Studiuesit në Universitetin e ‘St Andrews’ kanë zbuluar se delfinët mund të njohin miqtë dhe anëtarët e familjes pa i parë apo dëgjuar, përmes urinës dhe jashtëqitjeve të tjera.

Për ta zbuluar këtë, Profesori Vincent Janik dhe kolegët e tij, Jason Bruck dhe Sam Walmsley, testuan se si delfinët reaguan ndaj mostrave të urinës nga delfinë të ndryshëm.

Sipas studimit, krijesat e detit ishin shumë më të interesuara për urinën e atyre që njihnin sesa ato që nuk i njihnin.

“Delfinët eksploruan mostrat e urinës për më gjatë nëse vinin nga kafshë të njohura”, tha Vincent Janik, autori kryesor i studimit.

“Ne ende dimë shumë pak se si funksionon shqisa e shijes tek delfinët. Studime të tjera kanë treguar se ata kanë humbur shumë nga shijet e zakonshme që gjejmë te gjitarët e tjerë”, shtoi Janik.

Për shkak të këtij zbulimi, studiuesit besojnë se delfinët kanë një përvojë të ndryshme shije nga gjitarët e tjerë, raporton Guardian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat