Gjendet e vdekur në banesë ish-princesha e Katarit, ja dyshimet e para!

Ndryshe

Gjendet e vdekur në banesë ish-princesha e Katarit, ja dyshimet e para!

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 00:12
Kasi Gallanio

Ish-princesha e Katarit, Kasi Gallanio është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Marbella.

Gallanio, gruaja e tretë e miliarderit Abdelaziz bin Khalifa Al Thani, ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare, mes betejës ligjore me ish-bashkëshortin e saj, të cilin e ka akuzuar për ngacmim seksual ndaj një prej fëmijëve të tyre.

Image
Abdelaziz bin Khalifa Al Thani

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ajo pretendoi se ish-bashkëshorti i saj ka abuzuar seksualisht me një nga tre vajzat e tyre, megjithëse ai i ka mohuar akuzat. Gallanio u gjet e vdekur të dielën në mëngjes në Spanjë, ndërsa dyshohet se shkak është bërë mbidoza.

Ish-çifti janë prindër të dy binjakëve 17-vjeçarë, të cilët fillimisht jetuan me Al Thani përpara se të vendosnin të jetonin me nënën e tyre në Marbella. Ata kanë gjithashtu një vajzë tjetër, e cila është 15 vjeçe dhe jeton në një apartament luksoz në Paris.Gallanio tha në një intervistë të fundit me Women’s World :

“Dy nga vajzat e mia janë binjake. Ata donin të jetonin me mua, kështu që ai ndërpreu kontaktin me ta si dënim. Është shumë e trishtueshme sepse fëmijët kanë nevojë për të dy prindërit. E vogla nuk lejohet të flasë me mua, gjë që më trishton jashtëzakonisht shumë, sepse ajo merr shumë gjëra materiale nga babai i saj, kështu që është pothuajse si manipulim dhe shantazh. Është sikur të më mungonte një pjesë e trupit”.

Image
Tri vajzat e çiftit

Ish-çifti mbretëror janë prej 15 vitesh në një betejë të ashpër ligjore për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Ai e akuzoi viktimën se ishte e varur nga alkooli ka kishte probleme të shëndetit mendor,

Gallanio, me origjinë polake, u rrit në Los Anxhelos dhe u takua me Abdelazizin kur ajo ishte 19 vjeç. Çifti u martuan në 2004.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat