Pamje/ Fitoi lojën para të ftuarve, burri e rrah nusen në mes të dasmës

Ndryshe

Pamje/ Fitoi lojën para të ftuarve, burri e rrah nusen në mes të dasmës

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 22:27
Një episod i shëmtuar, që le pa fjalë personat përreth dhe që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Nuk bëhet shaka me burrin gjatë dasmës. Të paktën, jo në Uzbekistan. Vendi ish-sovjetik në Azi ka qenë protagonist disa herë i disa videove skandaloze, ku dhuna ndaj grave evidentohet edhe në ditën që mendohet si më e bukura në jetën e tyre.

Video, që është bërë virale ditët e fundit, tregon çiftin që në bashkëpunim me dëshmitarët ishte duke argëtuar të ftuarit me një lojë shpejtësie tradicionale.

Fituese doli nusja, e cila nuk pati kohë të gëzonte mes të qeshurave të të pranishmeve, sepse mori një goditje të fortë pas koke nga bashkëshorti i saj, i cili duket sikur nuk interesohet për gjendjen e saj, por sheh në forme sfide të afërmit.

Një episod i shëmtuar, që le pa fjalë personat përreth dhe që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Disa prej komenteve kane evidentuar që poshtërime të tilla publike nuk janë të rralla në një vend ku autoriteti i kryefamiljarit është i padiskutueshëm dhe ku shpesh herë martesat janë të vendosura nga familjet.

Rikujtojmë, se një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indi. Top Albania Radio shkruan se një nuse u martua me një të afërmin e saj, pasi dhëndri nuk arriti në kohë në ceremoninë e martesës. Dasma ishte planifikuar të ndodhte më 22 prill në fshatin Malkapur Pangra në rrethin Buldhana.

Ceremonia ishte menduar të bëhej në orën 16:00, por dhëndri nuk shkoi sepse kishte qenë duke pirë e duke u argëtuar me miqtë e tij dhe e kishte harruar sensin e kohës.

Nusja dhe të gjithë ftuarit e pritën rreth 4 orë dhe kur dhëndri mbërriti në orën 20:00, babai i nuses refuzoi kategorikisht të martonte vajzën e tij me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat