Njihuni me Anisën, vajzën që mban në shtëpi një gjarpër

Ndryshe

Njihuni me Anisën, vajzën që mban në shtëpi një gjarpër

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 16:55
Anisa Kostani

Anisa Kostani është një njeri që i do shumë kafshët shtëpiake dhe pasi kujdesej për një qen dhe dy maçokë, vendosi të marrë në shtëpi edhe një gjarpër. E ftuar në “Ditë e re” në Ora News, Anisa prezantoi gjarprin e saj të quajtur Prada dhe tregoi eksperiencën e veçantë të mbajtjes së një kafshe të tillë në shtëpi.

“Një mikeshë më lajmëroi se në një dyqan ku shiteshin kafshë kishin sjellë gjarpërinj. Kisha parë gjarpërinj edhe në Maqedoni, por me Prada-n ishte dashuri me shikim të parë. Kam dy muaj që e kam marrë. Nuk më ka sulmuar asnjëherë. Ky është albin boa.”

E pyetur si e kanë pritur të afërmit dhe miqtë e saj këtë vendim, Anisa rrëfeu se disa miq e kanë paragjykuar dhe e kanë paralajmëruar për rrezikun, ndërsa prindërit e kanë mbështetur.

“Prindërit e mi e kanë ditur që unë i adhuroj gjarpërinjtë dhe nuk më kanë ndaluar. Gjyshi im i adhuronte gjarpërinjtë. Unë jetoj me vëllanë, i cili fillimisht i kishte frikë, por tani jo.”

Por a ndihet ajo e rrezikuar? Anisa thotë jo, madje e krahason gjarprin me macet dhe thotë se më e rrezikuar ndihet nga gërvishtjet e tyre.

“Boa është një gjarpër jo helmues. Nuk ia kam hequr dhëmbët, sepse me to ai ushqehet. Nuk e kafshon prenë, e mbyt. Nuk sulmon asnjëherë nëse nuk ndihet i kërcënuar. Mund të tërbohet dhe një qen nëse nuk i ke bërë vaksinën kundër tërbimit. Macja ime më ka gërvishtur shpesh. Më të vështira janë macet. Më duhet të caktoj një njeri që t’i ushqejë çdo ditë nëse më duhet të lëviz. Ndërsa gjarpri ushqehet një herë në javë,” -është shprehur ajo.

Por sa kushton një gjarpër? Anisa thotë se çmimi i tyre varion nga 250 deri në 1 mijë euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat