​340 vite pas fundosjes, shishet e verës në anijen mbretërore ende të pahapura

Ndryshe

​340 vite pas fundosjes, shishet e verës në anijen mbretërore ende të pahapura

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një anije mbretërore me rreth 250 persona, duke përfshirë dhe James Stuard, mbretin pretendent të Anglisë së asaj kohe, u fundos më 6 maj 1682.

340 vite më vonë vendodhja e anijes u zbulua më në fund në brigjet e Anglisë.

Stuard që do të kurorzohej si mbreti i Anglisë, ishte një ndër viktimat. Në bordin e anijes janë gjetur mjaft sende dhe artefakte që ndodheshin në të përpara mbytjes.

Ata janë marrë dhe konservuar me kujdes dhe po vrojtohen nga studiuesit. Disa prej tyre përfshijnë këpucë, veshje, pajisje lundrimi, lugë si dhe shumë shishe vere, disa prej tyre të pahapura.

Një nga shishet e verës ka një vulë me kreshtën e paraardhësve të George Washington, dizajn që i parapriu flamurit të sotëm të SHBA-së.

Një ekspozitë do të hapet në pranverë me këto sende të nxjerra nga anija në Muzeun dhe Galerinë e Artit të kalasë Norwich.

Anija e mbytur u zbulua fillimisht në 2007 nga dy vëllezër, Julian dhe Lincoln Barnwell, që u frymëzuan nga historia e mbytjes së saj që kishin parë në filma. Ishte këmbana e anijes që i ndihmoi ata të identifikonin se bëhej fjalë për anijen e mbytur Gloucester.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat