Japonezi i dehur humb të dhënat e banorëve të qytetit të tij

Ndryshe

Japonezi i dehur humb të dhënat e banorëve të qytetit të tij

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Një rast i pazakontë nga fusha e sigurisë kompjuterike në një histori kombinon neglizhencën njerëzore, shkeljen e procedurave standarde dhe alkoolin - kombinimi i të cilave padyshim nuk mund të përfundonte mirë.

Nga Japonia vjen një histori mësimore, dhe konfirmim se në zinxhirin e teknologjisë kompjuterike dhe sigurisë është gjithmonë lidhja më e dobët - njeriu.

Rasti, i cili raportohet nga NHK japonez, ka ndodhur këtë javë në qytetin Amagasaki, në veriperëndim të Osakës.

Aktori kryesor është një japonez rreth të dyzetave, punonjës i një kompanie private që është përgjegjëse për ofrimin e ndihmës shtetërore për familjet me të ardhura të ulëta.

Ai vizitoi qendrën e informacionit të administratës së qytetit të martën e kaluar për të pasur qasje në të dhënat dhe banorët e qytetit, për të cilat kishte leje.

Problemet filluan me mënyrën se si interpretohet leja e qasjes e të dhënave. Në fakt, kësaj kompanie dhe punonjësit të saj iu lejua qasja në të dhënat që u nevojiteshin për kryerjen e detyrave të tyre, por nuk iu lejua transferimi i tyre në një pajisje elektronike të veçantë – gjë që e bëri ky njeri fatkeq.

Të dhënat private të absolutisht të gjithë banorëve të qytetit, 465.177 prej tyre, i ka transferuar në një USB dhe i ka marrë me vete.

Po atë mbrëmje, pas punës, heroi i kësaj historie shkoi për një pije në një restorant.

Ky aktivitet padyshim u kthye në diçka më shumë, pasi përfundoi kështu që japonezi, së bashku me një USB në çantë - ra në gjumë i dehur në rrugë në mbrëmje.

Kur u zgjua, kuptoi se nuk e kishte më çantën me vete dhe po ashtu edhe të dhënat e të gjithë bashkëqytetarëve të tij. Ai ka denoncuar menjëherë humbjen në polici, e cila ka njoftuar edhe autoritetet lokale.

Sipas të dhënave zyrtare nga administrata e qytetit, USB-ja përmbante të dhëna të ndjeshme tatimore, emra, numra llogarish bankare, si dhe të dhëna për familjet që merrnin ndihmë publike, si shtesa për fëmijë dhe subvencione të ngjashme.

Për fat të mirë, të dhënat në kartën e memories ishin të koduara, kështu që nuk ka gjasa të "rrjedhin" në publik. Deri më tani, kjo nuk ka ndodhur.

Autoritetet kritikuan punonjësin e papërgjegjshëm, vendimin e tij për të mos i fshirë të dhënat pas transferimit të tyre në vendin e tij të punës dhe mbajtjen e këtyre të dhënave me vete. Ata u kërkuan falje banorëve dhe njoftuan se do të hetojnë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat