Prej tre vitesh berbere, 22 vjeçarja tregon se si është të punosh me djemtë

Ndryshe

Prej tre vitesh berbere, 22 vjeçarja tregon se si është të punosh me djemtë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 12:55
Liljana Kurti

Profesionin e berberit e kemi lidhur gjithmonë me figurën mashkullore. Megjithatë, ka vajza si Liljana Kurti, që duan ta thyejnë këtë tabu. Lili është 22 vjeç dhe prej tre vitesh punon në një berberhane. 

Liljana tregoi se vendimin për të ndjekur një shkollë për berbere e mori në momentin e fundit.

“Gjithmonë më tërheqin gjërat ndryshe. Në fillim më dukej e vështirë, sikur nuk po përshtatesha derisa ja mora dorën. Kam qenë në shumë siklet sepse mënyra se si u futa më erdhi shumë e papritur.”

E pyetur për mënyrën se si reaguan prindërit, ajo tha se ndonëse ishin të habitur në fillim, e kanë mbështetur. Ajo u pyet se si reagon kur ndonjëri prej djemve shfaq interes për të.

“Unë jam tip shumë i ftohtë dhe mbaj qëndrim por duke qenë se po bëj tre vite aty, jam ambientuar me njerëzit. Çunat kanë sedër.

Në momentin që vjen dhe shfaq një lloj interesi, kur ia pret shkurt, tërhiqen dhe nuk të vënë në siklet.”, tha ajo. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat