Përdoruesja në TikTok tregon se ka larë lakrën jeshile në lavatriçe

Ndryshe

Përdoruesja në TikTok tregon se ka larë lakrën jeshile në lavatriçe

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një grua tronditi njerëzit në TikTok pasi zbuloi se i lante perimet e saj jeshile në makinë larëse.

Ashley Echols, e cila njihet me llogarinë @ashleyechols777, postoi një video duke demonstruar se si ajo pastron produktet e saj.

“Lani lakrën tuaj”, shkroi ajo në video.

Brenda videos disa sekondëshe, Echols fokusoi kamerën në lavatriçe, që e tregonte të mbushur me perime jeshile që dukej se ishte lakër jeshile.

Më pas, ajo u pa duke shtypur butonin delikat në makinë dhe duke e ndezur atë për një cikël 55-minutësh.

“Është thjesht një ide që kisha”, shkroi ajo në komente, duke shtuar se ka në plan t’i shtrydhë ato.

Kah fundi i videos, ajo më pas i nxori ato me të përfunduar larja, duke i treguar ato të pastruara.

Njerëzit pas kësaj shprehën komentet e tyre mbi këtë ide.

Njëri shkroi: “Nuk mund të hani në shtëpinë e të gjithëve”.

“Gjyshja ime e bëri këtë, dhe ne u helmuam për javë të tëra. Nuk ha më perime jeshile”, shtoi një tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat