Gjendet krijesa e frikshme në plazh, ngrihen dyshimet e forta

Ndryshe

Gjendet krijesa e frikshme në plazh, ngrihen dyshimet e forta

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Trupi i një krijese të çuditshme deti është gjetur në një plazh në Egjipt. Banorët e Gadishullit Sinai në Egjipt u tronditën kur panë një pamje të tmerrshme në një plazh të zonës. Deti kishte nxjerrë mbetjet e një krijese të tmerrshme të ngjashme me orkët nga “Zoti i Unazave”.

Një 39-vjeçar ka qenë ai që ka gjetur “përbindëshin” misterioz, i cili kishte dhëmbë të mprehtë, ndërsa i mungonin sytë.

“Isha në një kamping me miqtë dhe po ecnim përgjatë bregdetit. E pashë herët në mëngjes. Lëkura e tij ishte tharë, ai ishte gri i errët, me një kokë të çuditshme dhe një gojë të hapur ku i shiheshin dhëmbët e mprehtë” , përshkroi ai.

Ai vazhdoi: “Nuk pashë asnjë sy. Trupi i tij ishte i gjatë dhe i lakuar dhe i ngjante një kali deti. Isha i habitur nga madhësia e tij, koka e tij ishte më e madhe se grushti im. Përshtypja ime e parë ishte se kjo ishte një qenie që kishte pësuar një vdekje mjaft të tmerrshme. Nuk mund ta kuptoja se çfarë lloj krijese ishte.”

Fotot e krijesave misterioze ngjallën shumë diskutime në rrjetet sociale.

”Fëmija i përbindëshit të Loch Ness”, shkroi njëri, ndërsa një tjetër komentoi: ”Voldemort, mendoj” duke iu referuar personazhit të Harry Potter.

Disa thanë se mund të ishte një përbindësh nga seriali i njohur ”StringersThings. Megjithatë, disa, më realistë, raportuan se ndoshta është një lloj smirna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat