Njihuni me myftiun Mirza Deliq nga Kroacia, që kohën e lirë e kalon duke reklamuar rrobat e markave të ndryshme

Ndryshe

Njihuni me myftiun Mirza Deliq nga Kroacia, që kohën e lirë e kalon duke reklamuar rrobat e markave të ndryshme

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 11:27
Mirza Deliq

Në qytetin kroat Vikovac, myftiu 36-vjeç Mirza Deliq, është bërë kryelajm i mediave në rajon.

Jo për faktin se është hoxhë dhe ligjëron nëpër xhami, por për faktin se një pjesë tjetër të ditës e kalon duke realizuar fotosesione dhe reklamuar gardërobën e markave të ndryshme.

Ai thotë se këtë e bën që t’ia plotësojë vetes dëshirat e kamotshme, dhe për faktin se një gjë e tillë nuk ia ndalon as feja.

Kur ecë rrugëve të gjithë e përshëndesin me “Selam Alejkum” pasi të gjithë e njohin si hoxhë, e talentin për të pozuar para objektivit të aparatit ia zbuloi një mikeshë.

Pasi arriti marrëveshje me një kompani për reklamimin e rrobave, hoxha “u vërshua” nga ofertat e shumta prej Italisë e deri në Bangladesh.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat