​Portugali: Gjenden mbetjet e dinozaurit ndoshta më të madh në Evropë

Ndryshe

​Portugali: Gjenden mbetjet e dinozaurit ndoshta më të madh në Evropë

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 21:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbetjet e ndoshta dinozaurit më të madh të parë ndonjëherë në Evropë janë gjetur në një oborr të një shtëpie në Portugali.

Paleontologët u tronditën kur panë se skeleti ishte praktikisht i paprekur.

Një skelet i fosilizuar i sauropodit u gjet në qytetin qendror të Pombal kur një burrë filloi punimet e ndërtimit në një shtëpi.

Sauropodët ishin më të mëdhenjtë nga të gjithë dinozaurët dhe kafshët më të mëdha tokësore që kanë banuar ndonjëherë në Tokë. Ata kishin një qafë dhe bisht të gjatë, ishin barngrënës dhe ecnin me katër këmbë.

Edhe pse vetë skeleti u gjet më herët, puna e gërmimit filloi kohët e fundit. Paleontologët nga Portugalia dhe Spanja deri më tani kanë zbuluar pjesë të shtyllës kurrizore dhe brinjë të një specieje të njohur si sauropod brachiosaurid. Kjo kafshë ishte 12 metra e lartë dhe 25 metra e gjatë.

Skeleti u gjet në depozitat sedimentare të periudhës së Jurasikut të Sipërm, që do të thotë se është rreth 150 milionë vjeçar.

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh po analizon mbetjet e një dinozauri që u gjet në pozicionin në të cilin ndoshta vdiq.

“Nuk është e zakonshme të gjesh të gjitha brinjët e një kafshe si kjo, e lëre më në këtë pozicion që ka ruajtur pozicionin e saj origjinal anatomik”, tha Elizabeth Malafia, një studiuese pranë Universitetit të Lisbonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat