Burri e harroi gruan në tualet publik, u kthye pas 160 kilometrave për ta marrë

Ndryshe

Burri e harroi gruan në tualet publik, u kthye pas 160 kilometrave për ta marrë

Më: 4 janar 2023 Në ora: 08:19
Ai deklaroi se mendoi se gruaja ishte kthyer në veturë dhe kishte fjetur.

Një burrë nga Tajlanda e harroi aksidentalisht gruan e tij në një tualet publik, derisa vazhdoi vozitjen për afro 160 kilometra, shkroi DailyMail të martën.

Boontom Chaimoon, 55-vjeçar dhe bashkëshortja e tij Amnuay, ishin nisur me veturë drejt shtëpisë së 49-vjeçares për t’i kaluar pushimet e fundvitit, por gjithçka nuk shkoi sipas planit.

Gruaja u ndal natën në një qosh rruge për të përdorur një tualet publik, derisa burri, duke menduar se gruaja ishte kthyer në veturë, vazhdoi rrugën.

Ai deklaroi se mendoi se gruaja ishte kthyer në veturë dhe kishte fjetur.

Në anën tjetër, gruaja u kthye në rrugë, por nuk pa veturën. Në xhep tha se s’kishte as para, derisa kërkoi ndihmë nga qytetarët e zonës. As policia lokale s’i dha ndihmë meqë gruaja s’e kishte me vete celularin.

Pas gati 160 kilometrave, Boontom e vërejti mungesën e bashkëshortes dhe u kthye për ta marrë.

Çifti ka 27 martesë dhe një djalë 26-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat