Nuk i erdhën punëtorët, burri rinovon vet shtëpinë e tij: Mësova nga Youtube, kurseva 40 mijë euro

Ndryshe

Nuk i erdhën punëtorët, burri rinovon vet shtëpinë e tij: Mësova nga Youtube, kurseva 40 mijë euro

Më: 6 janar 2023 Në ora: 13:10
Ilustrim

Eksperti i marketingut, Scott Baggaley nga Anglia e rinovoi vetë shtëpinë e tij dhe pretendon se ka kursyer 40,000 euro në këtë proces, raporton Daily Mail.

Punimet zgjatën gjashtë muaj dhe Scott thotë se mësoi gjithçka nga udhëzimet e videove në YouTube.

“Meqenëse të gjithë punëtorët e ndërtimit ishin të zënë, fillova të mësoja për ndërtimet në YouTube dhe kështu fitova aftësitë në ndërtim. Kur fillova të rindërtoj çatinë, në fillim ishte jashtëzakonisht e vështirë. Kisha frikë të ngjitesha në çati sepse e kisha të paqartë se çfarë po bëja”, tha ai. 30-vjeçari Scott, gjithashtu ftoi inspektorët e ndërtimit për t’u siguruar që ajo që po bën është në përputhje me ligjin.

“Gjëja më e vështirë në këtë proces…”

Ai tha se problemi më i madh ka lindur kur aksidentalisht ka thyer betonin dhe ka goditur një tub, për këtë arsye është dashur të ndërpresë punën dhe të riparojë të gjithë sistemin.

Kombinimi i punëve të zyrës, të cilat i bëj çdo ditë nga ora nëntë deri në pesë, dhe detyrimeve që vijnë me lindjen e djalit tim, me ndërtimin e kësaj shtëpie ishte gjëja më e vështirë në këtë proces”, tha ai.

Ai pretendon se në fund ka shpenzuar 12 mijë euro për renovimin e shtëpisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat