I ikin nga ferma, kuajt “pushtojnë” rrugët e qytetit britanik – pamjet bëhen virale

Ndryshe

I ikin nga ferma, kuajt “pushtojnë” rrugët e qytetit britanik – pamjet bëhen virale

Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Pronarja e një shtëpie private në Britani ka filmuar një video të pazakontë, ku shihen gjashtë kuaj duke vrapuar lirshëm rrugëve të qytetit, derisa pronarja vraponte pas tyre.

Kuajt dukej se ishin të lumtur që kishin hapësirë të vrapojnë nëpër rrugën Waltham të Hertfordshire, pa ndonjë kujdes të veçantë.

Por është interesant se pas tyre shfaqet edhe pronarja që vraponte për t’i zënë, por pa ndonjë sukses.

Mediat lokale raportojnë se kuajt kishin ikur nga një fermë që gjendej jo larg qytetit.

“Mbeta e habitur kur pash kuajt duke vrapuar nëpër rrugët e qytetit tonë”, tha pronarja e një shtëpi që deshi të mbetet anonime.

Ajo është autorja e videos së publikuar më poshtë që është bërë virale për pak minuta. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat