Modelja bën “lëmsh” rrjetin, poston video të një UFO-je?

Ndryshe

Modelja bën “lëmsh” rrjetin, poston video të një UFO-je?

Më: 10 prill 2023 Në ora: 13:14
Pamje nga video

Modelja kolumbiane Valentina Rueda Velez ka shpërndarë një video në rrjetet sociale aty ku ajo ndiqet nga mijëra persona, duke pretenduar se pranë avionit me të cilin ajo po fluturonte ka kaluar një objekt jashtëtokësor.

Ajo ishte duke filmuar jashtë avionit dhe gjithçka duket normale, me motin me diel, ndërsa më pas shfaqet nga hiçi një objekt në formën e një disku, i cili lëviz me shpejtësi të lartë.

Me mijëra ishin komentet menjëherë sapo video u postua në internet. Shumë prej komentuesve u shprehën se kjo është pamja më e qartë e një objekti jashtëtokësorë. “Kjo është një pamje mjaft e qartë e një UFO-je, një objekt metalik”, shkruan dikush.

Ndërkohë, shumë të tjerë hodhën poshtë këto pretendime. “Duket si një dron”, shkroi një komentues, ndërsa një tjetër u shpreh se mund të jenë thjesht mbetje të ndonjë objekti fluturues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat