A e dini që në Kosovë është një lagje që e ka emrin Shangai?

Ndryshe

A e dini që në Kosovë është një lagje që e ka emrin Shangai?

Më: 18 prill 2023 Në ora: 06:46
Lagjia Shangai

Lagjia Shangai në Trepçë të Mitrovicës aktualisht duket pothuajse e zbrazët, ani pse vite më parë, ishte ndër lagjet me më së shumti banorë.

Kjo ishte edhe arsyeja që kjo lagje e mori emrin lagjia Shangai.

“Njihet si Shangai, nuk ka të bëjë me Shangai të Kinës, por quhet kësisoj se ka qenë e mbi populluar, kanë qenë baraka shumë afër mes veti.

Përndryshe kanë qenë banorët, punëtorë të hapjes së minierës së Trepçës, që ndryshe janë quajtur në atë kohë ‘Llogorasha’”, tregon Naser Dedia, ish-banor i kësaj lagjeje.

Ai, thotë se në këtë lagje kanë ardhur punëtorët prej krejt ish-Jugosllavisë, kryesisht nga shtetet më të varfra që kanë qenë në atë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat