155 dollarë për çdo fëmijë që vret mace, anulohet konkursi i tmerrshëm në Zelandën e Re

Ndryshe

155 dollarë për çdo fëmijë që vret mace, anulohet konkursi i tmerrshëm në Zelandën e Re

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Sado e pabesueshme që tingëllon, në Zelandën e Re u mbajt një konkurs për fëmijë që u kërkoi pjesëmarrësve të vrisnin macet që jetojnë në rrugë. Fëmijët do të paguheshin për aq mace sa ata vrisnin, megjithatë, konkursi u anulua, pas reagimeve që shpërthyen nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve.

Siç raporton gazeta britanike “Guardian”, organizatorët e gjuetisë së përvitshme u vunë në qendër të kritikave kur shpallën një kategori të re për fëmijët për të gjuajtur macet që jetojnë në rrugë, duke argumentuar se këto kafshë janë problem në Zelandën e Re.

Edhe pse të rinjve u kërkohet të mos vrasin kafshët shtëpiake, organizatorët e kongresit madje inkurajuan fëmijët të vrisnin sa më shumë mace të egra që të ishte e mundur për një çmim prej 155 dollarësh.

Reagime të forta për konkursin e fëmijëve

Reagimet e organizatave për mbrojtjen e kafshëve kanë qenë të forta, dhe si pasojë u anulua gara për fëmijë. Megjithatë, organizatorët dhe vendasit këmbëngulin në dobinë e gjuetisë.

Dje, raportoi BBC, Shoqata e Zelandës së Re për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve shprehu lehtësim pas vendimit për të anuluar një gjueti që ftonte fëmijët të gjuanin macet e egra.

Sipas Agence France-Presse, një përfaqësues i kompanisë pohoi se fëmijët, së bashku me të rriturit, nuk do të ishin në gjendje të dallonin midis “një maceje të zbutur, një endacak ose të frikësuar”.

Kishte gjithashtu frikë se kafshët shtëpiake mund të ishin dëm kolateral, siç i tha një ish-sponsor i garës së gjuetisë për median lokale Stuff.

Organizatorët e konkursit të gjuetisë në North Canterbury kanë njoftuar se janë detyruar të anulojnë gjuetinë e maceve të egra duke thënë se kanë marrë “emaile të dëmshme dhe të papërshtatshme”.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe u kërkojmë falje atyre që ishin të prekur dhe u përfshinë në diçka që zhvillohet për të mbrojtur zogjtë tanë dhe speciet e tjera të cenueshme”, shkroi ekipi organizator në Facebook.

“Gjithashtu, macet e egra janë bartës të sëmundjeve. Ne do të vazhdojmë t’i gjuajmë për aq kohë sa vazhdojmë t’i shohim”, tha një banor i zonës.

Masat për të kontrolluar popullatat e maceve të egra po debatohen ashpër në Zelandën e Re, ku kafshët paraqesin një kërcënim të rëndësishëm për speciet vendase dhe biodiversitetin e vendit. Çdo vit qindra njerëz, përfshirë fëmijë, marrin pjesë në garat që organizohen, duke gjuajtur dhe vrarë derrat e egër, drerët dhe lepujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat