Burri vritet nga lopa ‘fluturuese’ që u godit nga treni dhe ra 30m larg mbi të ndjerin

Ndryshe

Burri vritet nga lopa ‘fluturuese’ që u godit nga treni dhe ra 30m larg mbi të ndjerin

Më: 22 prill 2023 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Në një rast sa tragjik dhe të pazakontë, një pensionist ka humbur jetën në Indi teksa sipas raportimeve, u godit nga trupi i një lope të përplasur nga treni, teksa ai ishte duke urinuar pranë shinave të trenit.

Mediat indiane dhe ndërkombëtare sillnin sot rastin e 82-vjeçarit Shivdayal Sharma që vdiq në vend të mërkurën kur një tren ekspres goditi në lopë në binarë, duke e fluturuar në ajër e duke rënë rreth 30 metra larg mbi personin qe po urinonte më tutje në binarë.

Një person i dytë që qëndronte pranë pensionistit të ndjerë shpëtoi për fije pa u goditur nga trupi i kafshës të kthyer në objekt fluturues, sipas raportimeve.

Sharma kishte qenë elektricist në hekurudhat indiane dhe kishte dalë në pension dy dekada më parë.

Incidenti i padëgjuar ndodhi në Raxhasthan të Indisë, ku lopët konsiderohen të shenjta dhe lejohen të kullosin në zonat pranë binarëve, edhe pse trenat aty lëvizin me shpejtësi deri në 170 km në orë.

Por sado e çuditshme që tingëllon, goditja e lopëve në binarë nuk është një fenomen i rrallë teksa disa mijëra incidente të ngjashme janë raportuar vitet e fundit.

Aksidenti ka nxitur thirrje për më shumë siguri në binarët hekurudhorë të vendit.

Ministri vendas i hekurudhave Ashwini Vaishnaw njoftoi masa të reja si “pastrimi mbeturinave dhe barërave të këqija pranë hekurudhave, që ato të mos tërheqin kafshët”.

Në të tjera stacione janë ngritur gardhe të larta që pengojnë fizikisht kalimin e lopëve brenda zonës së rrezikut.

Kur rrjeti vendas India News dha lajmin të enjten, postimi kishte akumuluar 309 000 shikime ndersa komentuesit ankoheshin për mungesën e sigurisë.

Dikush sugjeronte ngritjen e gardheve ndërsa të tjera thonin se masat duhet të ishin më të gjithanshme: “Masat janë të mira por duhen dhe tualete publike që njerëzit të mos dalin në binarë për të urinuar”.

Një tjetër shikonte anën qesharake të tragjedisë: “Sigurohu të mos urinosh në binarë”.

Mbrojtësit e kafshëve ishin më të shqetësuar për lopën e vdekur, teksa një prej tyre thoshte: “Po lopa e shpëtoi? Lajmet thonë vetëm se ra mbi burrin dhe e vrau, nuk tregojnë asgjë për gjendjen e lopës”.

Dikush këtij të fundit i ishte përgjigjur me ironi: “Lopa nuk është në gjendje të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat