E pazakontë/ Motrat binjake që jetojnë të ngjitura në një trup të vetëm, kanë dy krahë

Ndryshe

E pazakontë/ Motrat binjake që jetojnë të ngjitura në një trup të vetëm, kanë dy krahë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:51
Carmen dhe Lupita Andrade

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë ngjitur në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë çdo gjëje, nga drejtimi i makinës dhe takimet deri te dakordimi se çfarë të veshin dhe me kë të jenë miq.

Carmen dhe Lupita Andrade, të cilat u shpërngulën në SHBA nga Meksika kur ishin dy vjeç dhe tani jetojnë në Konektikat.

“Nëse do të kishim një operacion të ndarjes, njëra prej nesh do të vdiste, ose të dyja bashkë do të vdisnim ose do të përfundonim në karrige dhe nuk do të lëviznim më", tha Lupita. Kur ato lindën, mjekët u thanë prindërve të tyre se do të jetonin vetëm disa ditë – por ato kanë sfiduar të gjitha parashikimet e shkencës.

Në foshnjëri vajzat kaluan vite në terapi fizike duke mësuar se si të ulen dhe të punojnë së bashku për të përdorur këmbët e tyre – dhe kur ishin katër vjeç, ata hodhën hapat e tyre të parë së bashku.  Të dyja motrat kanë dy krahë, por vetëm një këmbë secila…por janë gjithmonë të buzëqeshura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat