E pazakontë, lind foshnja me dy organe gjenitale

Ndryshe

E pazakontë, lind foshnja me dy organe gjenitale

Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:36
Njëri prej organeve gjenitale ishte 1 centimetër më i madh se tjetri.

Një foshnjë ka lindur me dy organe gjenitale (mashkullore) funksionale, por pa anus, në një fenomen të rrallë mjekësor.

Organet gjenitale të djalit pakistanez janë me ‘formë normale’ sipas mjekëve që publikuan rastin jashtëzakonisht të rrallë (një gjendje e njohur si difalia) në një  një revistë mjekësore.

Megjithatë, njëri prej organeve gjenitale ishte 1 centimetër më i madh se tjetri.

Foshnja ishte në gjendje të kalonte urinën ‘nga të dyja vrimat’, zbuluan kirurgët në Islamabad.

Megjithatë, ata krijuan një hapje përmes një kolonskopie në mënyrë që të mund të kryejë jashtëqitjen.

Duke shkruar në “International Journal of Surgery Case Reports”, ekipi pohoi se shanset për të patur difalinë – siç njihet mjekësisht – janë një në gjashtë milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat