Pamje të rënda, babai monstër godet me grusht dhe kafshon në fytyrë fëmijën 5-muajsh - nuk do ta besoni arsyen absurde

Ndryshe

Pamje të rënda, babai monstër godet me grusht dhe kafshon në fytyrë fëmijën 5-muajsh - nuk do ta besoni arsyen absurde

Më: 9 maj 2023 Në ora: 09:57
Babai monstë

Një video shokuese është bërë virale në mediat italiane, ku një burrë duket se godet me grusht në fytyrë dhe më pas kafshon djalin e tij vetëm 5 muajsh.

Në ato momente nëna e fëmijës tregon se kishte qenë në tualet, ndërsa më pas e ka gjetur fëmijën e traumatizuar dhe me shenjat e kafshimit në fytyrë.

Ngjarja u filmua nga kamerat e brendshme të shtëpisë dhe u raportua nga një grua nga Pianura, periferia perëndimore e Napolit, e cila bëri denoncimin në polici, duke shpjeguar ndër të tjera se burri ishte në dijeni të pranisë së vëzhgimit me video.

Data e videos është 6 maji. Imazhet nuk janë plotësisht të qarta, por mund të shihni foshnjën që qan dhe burrin që në një moment duket se e godet me grusht në fytyrë .

Nëna publikoi gjithashtu një fotografi të fytyrës së fëmijës në rrjetet sociale me një plagë në anën e gojës që sipas saj ishte shkaktuar nga burri.

Video tashmë është marrë nga komisariati i Napolit, ku po bëhen hetime në lidhje me videon në fjalë si dhe me gjendjen shëndetësore të fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat