Sa të rrezikshme janë bletët kur sulmojnë, kapet në kamera momenti kur një burrë s’mund të qëndrojë në këmbë nga dhimbjet

Ndryshe

Sa të rrezikshme janë bletët kur sulmojnë, kapet në kamera momenti kur një burrë s’mund të qëndrojë në këmbë nga dhimbjet

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:51
Pamje nga video

Një tufë bletësh bëri kërdinë në një lagje në Los Anxhelos, duke lënduar të paktën dy persona.

Los Angeles Times raportoi se mijëra bletë po grumbulloheshin pranë një rezervuari, dhe banorët vendas u paralajmëruan të qëndronin brenda dhe të mbanin dyert dhe dritaret të mbyllura.

Një kamerë e helikopterit Fox 11, kapi momentin tronditës kur një roje sigurie me uniformë pasi u sulmua nga bletët, ra dhe goditi kokën në asfalt.

Në programin e drejtpërdrejtë, shikuesit panë një burrë që ecte në rrugë dhe përpiqej të mbrohej nga një sulm i bletëve. Ai ndiqet gjatë gjithë kohës nga një zjarrfikës.

“Erdhën për t’iu përgjigjur një telefonate se dikush ishte sulmuar nga bletët. Ato fluturojnë rreth tij gjatë gjithë kohës. I gjori. Mund ta imagjinojmë sa shumë dhemb”, thotë prezantuesi.

Burri përfundoi i ulur në beton, ndërsa një zjarrfikës erdhi me disa pëlhura për të shpërndarë bletët.

Mediat lokale raportojnë se burri në video është një nga dy personat që u dërguan në spital me lëndime të lidhura me bletët.

Ata thonë se përfundimisht është sjellë një bletërritës profesionist për t’u marrë me situatën. Nuk është e qartë se çfarë i nxiti bletët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat