Fiton çmimin e dytë prej 50 mijë dollarësh nga lotaria në dy muaj

Ndryshe

Fiton çmimin e dytë prej 50 mijë dollarësh nga lotaria në dy muaj

Më: 17 maj 2023 Në ora: 23:35
Fituesi tha se çmimi i tij i fundit do të shkojë në llogarinë e tij të kursimeve

Një burrë nga Pensilvania e ShBA-së, udhëtimet e shpeshta të të cilit në Maryland i kanë sjellë më shumë se 1 milion dollarë në çmime lotarie, i shtuan 50 mijë dollarë të tjerë në totalin e tij nga një biletë gërvishtëse lotarie.

Burri 53-vjeçar nga Hanoveri, puna e të cilit në ndërtim e sjell rregullisht në Maryland, u tha zyrtarëve të lotarisë se u ndal në dyqan në fund të javës së kaluar dhe bleu një biletë gërvishtëse.

“Unë blej një ose dy bileta të paktën një herë në javë, ose në shtëpi ose këtu. Megjithatë, i gjithë fati im i lotarisë duket se është në Maryland”, tha ai.

Bileta përfundoi si fituese e çmimit kryesor prej 50 mijë dollarësh. Burri, i cili ka mbledhur më shumë se 1 milion dollarë në çmime nga lotaria e Maryland, fitoi më parë 50 mijë dollarë nga e njëjta lojë gërvishtëse vetëm një muaj më parë.

Fituesi tha se çmimi i tij i fundit do të shkojë në llogarinë e tij të kursimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat