Video tmerruese kur leopardi sulmon të gjithë fshatin, 10 të plagosur

Ndryshe

Video tmerruese kur leopardi sulmon të gjithë fshatin, 10 të plagosur

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 22:21
Pamje nga videoja

Një fshat indian është bërë pre e një sulmi të një leopardi. Kafsha gjitare ka arritur të plagosë 10 persona.

Pamjet u kapën që  në momentin kur leopardi iu sul dy personave që vraponin në një oborr.

Sipas raportimeve, mendohet se kafsha kishte ardhur nga fushat e qytetit verior të Indisë Uttar Pradesh dhe  kishte hyrë në shtëpinë e një fshatari, duke tërhequr djalin e tij 3-vjeçar.

I ati arriti të vepronte në kohë duke e marrë fëmijën me disa plagë të vogla dhe përhapi alarmin për leopardin.

Pavarësisht kësaj pati rreth 10 të plagosur, 2 nga të cilët ishin femra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat