Luani e sulmon fëmijën live në televizion

Ndryshe

Luani e sulmon fëmijën live në televizion

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 12:51
Pamje nga video

Në një video që po qarkullon së fundmi në internet, shihet se si një luan i ngul dhëmbët e tij të mprehtë një foshnjeje.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2003 në një emision televiziv live në Meksikë, të quajtur “Con Sello De Mujer”.

Luani shihet se si kapet për pantallona të vajzës së vogël, derisa stërvitësi i tij përpiqet ta tërheqë prapa.

Pavarësisht se është ndodhur pak centimetra larg gojës së këlyshit luan, fëmija përfundoi shëndoshë dhe pa u sulmuar.

Prezantuesi i emisionit dhe e ëma e fëmijës madje e menaxhuan situatën duke buzëqeshur gjatë incidentit.

Sipas stërvitësit të luanit, kafsha ishte thjesht duke luajtur me vajzën e vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat