Si të mbroheni nga një sulm me thikë?

Ndryshe

Si të mbroheni nga një sulm me thikë?

Nga: Gresa Bajraktari Më: 9 gusht 2016 Në ora: 17:31
Pamje nga video

Të sulmohesh nga dikush i armatosur me thikë është një makth i vërtetë.

Dhe, nuk është e këshillueshme që të rrezikosh në një situatë të tillë, që është jetë a vdekje, andaj kjo video ju tregon si të mbroheni, transmeton Bota Sot.

Ekspertja e arteve marciale, Dalia Terret tregon mënyrën se si të mbrohesh.

Ajo ka studiuar arte të ndryshme marciale për 35 vite dhe u ka mësuar teknika edhe policisë metropolitane.

Ajo jep mësim për klasat e KB Fitness në Euston, London, bashkë me pronarin e kompanisë, Kelly Bunyan, një kikboksier me shirit të zi Kung Fu.

Dyshja kanë rritur edhe besimin e klientëve, duke iu treguar si të mbrohen në sulme nga para, prapa, afër apo në distancë.

Në video ajo shpjegon se si duhet të mbrohemi nga një sulm me thikë.

“Gjëja më e rëndësishme është shmangia”, thotë ekspertja, e cila thotë se viktima e mundshme duhet të bëjë një vlerësim të shpejtë të situatës, përpara se të vendosë nëse duhet të veprojë.

Shikojeni videon e mëposhtme dhe teknikat e saj të mbrojtjes nga sulmi./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat