Një fytyrë që i ngjan aktorit Jon Snow të Game of Thrones është parë në një re në qiell.
Imazhi i mrekullueshëm ku shfaqet fytyra është thënë poashtu se ngjan me Jezusin, është realizuar nga Becky Felton, nënë e dy fëmijëve, e cila po fotografonte diellin, transmeton Bota Sot.
26 vjeçarja nuk mund të besonte atë që po shihte në iPhone-in e saj dhemenjëherë pamja mori tjetër kuptim, kur pa fytyrën e tij.
Ajo tha se shumë njerëz kanë dhënë komente të ndryshme, se në kë u ka ngjarë imazhi.
“Unë po qëndroja në dhomën e djalit dhe pashë atë pamje të bukur, andaj desha ta fotografoj dhe më pas u habita nga ajo që pashë”, tha ajo./BS/