Prekëse: Kjo është festa më e trishtë

Ndryshe

Prekëse: Kjo është festa më e trishtë

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 13:12
Betsy Davis

Në fillim të korrikut, amerikania Betsy Davis u dërgoi miqve të saj të ngushtë dhe të afërmve një email, ku i ftonte në një festë dyditore.

Kishte vetëm një rregull: Askush nuk duhet të qante në sy të saj.

Artistja 21-vjeçare vuan nga ALS.

Ajo i mblodhi miqtë dhe fisin për t’u dhënë lamtumirën me një festë, përpara se të bëhej e para kaliforniane që i jep fund jetës vullnetarisht me një dozë letale.

Tashmë ligji e lejon vetëvrasjen e asistuar mjekësore.

“Ideja që të shkonim dhe të kalonim një fundjavë të bukur, që do kulminonte me vetëvrasjen e saj, ishte një sfidë, por nuk kishte pikëpyetje që do ishim atje,” tha Niels Alpert, një mik i saj.

30 veta ishin të pranishëm në festë.

Teksa asaj po i vinte fundi, artisten e shtrinë në një krevat në verandën e shtëpisë.

Atje mjeku i dha një kombinim me morfinë, pentobarbital dhe hidrat kloral.

Ajo vdiq katër orë më vonë.

Miqtë e saj thanë se ishte performanca e fundit që po jepte.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat