Hapet ura më e madhe në botë prej qelqi

Ndryshe

Hapet ura më e madhe në botë prej qelqi

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 15:16
Ura

Ura më e gjatë dhe më e lartë në botë, e ndërtuar nga qelqi, është hapur për vizitorët në Kinë.

Ura lidh dy shkëmbinj malorë, të njohur si malet Avatar, në provincën Hunan.

Ura është e gjatë 430 metra dhe shtrihet në 300 metra lartësi mbi tokë.

Ndërtimi i saj ka përfunduar në dhjetor dhe ka kushtuar 3.4 milionë dollarë.

Sipas zyrtarëve, ura e projektuar nga arkitekti izraelit, Haim Dotan, ka vënë tashmë rekordin botëror për arkitekturën dhe strukturën e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat