Polici do të duhej, si zakonisht, të ishte në ndjekje të kriminelëve në kohën e punës, por kjo nuk po ndodh te të gjithë policët.
Dy policët në shërbim në Comerce, në SHBA, u zbuluan duke luajtur Pokémon Go,shkruan CBS Local.
Ata ishin dy nxënës policë, që u caktuan të shërbejnë, kur një nga ta, si udhëheqës i grupit, kishte vërejtur se si kishin ndërruar vende në rrethana të çuditshme.
Udhëheqësi i grupit po hetonte rastin se cili qe shkaku dhe erdhi në përfundim se ata kishin ndjekur, jo kriminelin, por Pokémonin, me ndihmën e lojës që tanimë është bërë e popullarizuar.
Për këtë shkak polici u përjashtua nga shkollimi i mëtejmë.