Vuan nga vitiligo por kjo nuk e pengon të pozojë nudo (+16)

Ndryshe

Vuan nga vitiligo por kjo nuk e pengon të pozojë nudo (+16)

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 17:08
Kannagi Shanbag

Një grua që vuan nga shenjat e përjetshme në trup, ka pozuar me krenari nudo, në një photoshoop.

Kannagi Shanbag, nga Zejlanda e re, e cila ka probleme me lëkurën, duke pasur disa shenja në fytyrë, ka treguar se sa krenare është me trupin e saj.

Shanbag, e cila është rritur në Indi, por që tashmë jeton në Londër, ka deklaruar për Daily Mail se kjo mënyrë e të jetuarit ia ka ndryshuar jetën komplet, ajo ishte vetëm 16 vjeçare kur këto problmem i filluan ti paraqiten.

‘Në fillim shenjat filluan të më mbulojnë këmbët pastaj edhe fytyrën, isha te doktori por as medikamentet e ndryshme nuk më ndihmuan’ u shpreh ajo.

Ajo ka treguar që ajo ka kaluar nga të qenit e famshme në një vajzë të larguar nga grupi, por ajo vazhdon të tregojë që tashmë e sheh botën me një sy tjetër, e vlerëson më shumë.

Shanbag, ka takuar partnerin e saj Parth Mehta, i cili i ka dhënë asaj një gurë diamanti në të cilën ia ka premtuar dashurinë e përjetshme, ai vazhdon ta përkrah në luftën e saj ndaj paragjykimeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat