“Nuk do të ndalem derisa të mos lëviz dot më nga vendi”

Ndryshe

“Nuk do të ndalem derisa të mos lëviz dot më nga vendi”

Më: 6 shtator 2016 Në ora: 20:31
Monica Riley

Një modele obeze dëshiron të shtojë edhe 136 kilogramë, për t’u shndërruar në gruan më të shëndoshë në botë dhe ta ketë të pamundur që të lëvizë nga vendi.

27 – vjeçarja Monica Riley, nga Fort Worth, Teksas, aktualisht peshon plot 317 kilogramë, por ëndrra e saj më e madhe është që të peshojë 453 kilogramë dhe të mos lëvizë më nga vendi.

Image

Për këtë, i dashuri i saj shpenzon ditë të tëra duke gatuar, duke u kujdesur që ajo të marrë rreth 3500 kalori në ditë.

Sipas 27 – vjeçares, e cila është pjesë e një website të modeleve mbipeshë, shprehet se nëse do t’ia arrinte qëllimit do të ndihej si një mbretëreshë e vërtetë, pasi i dashuri i saj do t’i qëndronte gjithnjë në dispozicion…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat