Çifti kanë 13 djem, por do të bëjnë fëmijë derisa të lindë një vajzë

Ndryshe

Çifti kanë 13 djem, por do të bëjnë fëmijë derisa të lindë një vajzë

Më: 10 shtator 2016 Në ora: 09:39
Pamje nga videoja

Një çift që për 20 vjet po përpiqet që të lindë një vajzë, ka rrëfyer se nuk do të ndalojë derisa t’ia arrij qëllimit, pavarësisht se ka 13 djem.

Irineu Cruz dhe bashkëshortja e tij Jucicleide Silva nga Concei ao de Coit, Brazil, kanë 13 fëmijë nga 1-muajsh deri në 18-vjeç. Por mesa duket ata janë të vendosur që të bëjnë edhe një vajzë.

Gjatë shtatzënive të para, çifti kishte rënë dakord që babi do zgjidhte emrat e djemve dhe nëna të vajzave.

Si pasojë Irineu ka qenë i vetmi që ka vendosur emrat e fëmijëve, që të gjithë nisin me shkronjën “R”.

Vogëlushi Ronaldo iu bashkua vëllezërve të tjerë Robson 18 vjeç, Reinan 17, Rauan 15, Rubens 14, Rivaldo 1, Ruan 12, Ramon 10, Rincon 9, Riquelme 7, Ramires 5, Railson 3 dhe Rafael 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat